Dragash: Arrestohen dy persona të dyshuar për trafikim me njerëz

  • 18 February 2019 - 14:51
Dragash: Arrestohen dy persona të dyshuar për trafikim me njerëz

Policia dje rreth orës 01:30, në rajonin e Prizrenit/Dragash, ka identifikuar dhe ndaluar një veturë me targa vendore, me ç’rast pas një procesi të verifikimit dhe kontrollit në bashkëpunim me zyrtarë të drejtorisë së antitrafikimit me njerëz janë arrestuar dy (2) persona nën dyshimin për “trafikim me njerëz”, si dhe janë identifikuar tri viktima të trafikimit shqiptare /kosovare.

Personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent ndalohen për 48 orë

Viktimat janë derguar për egzaminim mjeksor dhe janë ndermarr veprimet për strehimin e tyre sipas procedurave të parapara për raste të tilla.

(Kosova Sot)