Policia në Gjakovë ndërmerr masa shtesë në sigurinë e trafikut rrugor

  • 19 February 2019 - 14:17
Policia në Gjakovë ndërmerr masa shtesë në sigurinë e trafikut rrugor

Drejtoria Rajonale Policisë-Gjakovë, respektivisht stacionet dhe njësitë rajonale, gjatë ditëve të fundit kanë ndërmarrë masa të shtuara në trafikun rrugor, duke zbatuar plane operative dhe duke rritur aktivitet parandaluese në terren

Më konkretisht Stacioni Policor në Malishevë përveç aktiviteteve tjera policore nga data 23.01.2019 deri me 14.02.2019 ka ndërmarrë veprime shtesë policore, me qëllim të identifikimit të veturave të paregjistruara dhe të padoganuara, të cilat janë importuar nga shtetet e jashtme në Republikën e Kosovës. Si rezultat i këtyre aktiviteteve janë evidentuar rezultatet si vijon:

– 19 vetura të sekuestruara, të padoganuara dhe të paregjistruara
– 39 kundërvajtje të shqiptuara për mos regjistrim të automjeteve
– 56 gjoba të lëshuara për ngasje pa patentë shofer

"Trafiku Rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë gjithashtu në kuadër të detyrave shtesë për siguri në komunikacion nga data 13.02.2019 është duke implementuar planin operativ “Xhamat e errët dhe rripi i sigurisë”, ku vetëm gjatë kësaj periudhe për kundërvajtjet e lartcekura janë lëshuar 202 gjoba", thuhet në një komunikatë të policisë.

(Kosova Sot)