A mund të jetë kjo bimë japoneze ilaçi kundër plakjes?

  • 22 February 2019 - 19:39
A mund të jetë kjo bimë japoneze ilaçi kundër plakjes?

Bima, pasi që të prehet, rritet shumë shpejt 

Një bimë japoneze, e quajtur "ashitaba", është përdorur në të kaluarën për të shëruar plagët. Ajo njihet edhe me emrin "gjethja e së nesërmes", meqë pasi që të prehet rritet shumë shpejt. Tani, një kompozim unik i kësaj bime, është parë që të ndihmojë në mbrojtjen e qelizave dhe në ngadalësimin e pleqërisë te specie të ndryshme, si dhe te qelizat njerëzore. 

Terapia kundër plakjes

Kjo funksionon duke inkurajuar një 'proces të pastrimit dhe riciklimit' te qelizat, duke hequr qelizat e panevojshme që mund të shkaktojnë sëmundje, nëse lejohen që të shumohen. Kërkuesit shkencorë thonë se ky është një hap përpara identifikimit të terapive kundër plakjes, me ç'rast nga njerëzit nuk kërkohet që t'iu përmbahen dietave të dobishme, por neveritëse dhe shpesh të vështira. Kërkuesit nga Universiteti i Gracit në Austri, të udhëhequr nga profesor Frank Madeo, zbuluan në gjethet e kësaj bime përbërësin e quajtur 4,4'-dimethoxychalcone, apo shkurtimisht DMC.

Substanca mbron qelizat e kërpudhave

Mjekësia popullore aziatike ka kohë që këtë bimë e ka konsideruar si të dobishme për jetëgjatësi dhe shëndet më të mirë. Emri i plotë i kësaj bime është angelica keiskei koidzumi. 'Zbulimi më i ri tregon se DMC mund të përdoret në terapitë te njerëzit', shkruajnë autorët në revistën "Nature Communications". Ekipi filloi me testimin e ndikimit të kësaj substance te qelizat e kërpudhave, me ç'rast panë se substanca në fjalë mbron qelizat e kërpudhave nga efektet e plakjes dhe se efekti i kësaj substance është më i mirë sesa i atyre që njihen nga më parë, sikur që është resveratroli, i cili gjendet në lëvore të rrushit. 

(Kosova Sot)