Vjen akuza për Thaçin: Ja pse po kërkon ta shes Kosovën!

  • 11 March 2019 - 17:54
Vjen akuza për Thaçin: Ja pse po kërkon ta shes Kosovën!

Pas deklaratës së ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell i cili parashtroi pyetjen se deri kur do të ketë Kosova mbështetjen ndërkombëtare ka pasur reagime të ndryshme në vend.

Lidhur me këtë, analisti politik, Reshat Badallaj-Zhuriani për “Kosova Sot”, deklaratë O’Connelit e ka quajtur si të drejtë. Sipas tij, ambasadori britanik e di mjaftë mirë se si sistemi i drejtësisë në Kosovë është i kapur dhe nën udhëheqjen e majave më të larta shtetërore.

“Me shumë të drejtë dhe shumë hapur e qartazi e ka thënë ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O.Connell, gjatë tryezës së organizuar nga Instituti i Kosovës:Edhe sa mendoni se do ta keni përkrahjen ndërkombëtare?", e ka parë se nuk po luftohet korrupsioni i nevelit të lartë. Por, z. ambasador duhet ditur një gjë dhe besoj se e di më mirë se unë dhe të tjerët sepse kupola e krimit është pikërisht në këtë kope të sistemit të kalbur gjyqësor dhe se që jam i sigurt dhe e them pa frikë fare se kjo kupolë e krimit vepron sipas kryebandave nga majat e larta shtetërore, pra,  pa më të voglin dyshim se kjo kope shurdhmemecësh,  syleshësh, puthadorësh,  sahanlepirës,  drejtohet nga kapot e bandave të kanaleve të nëntokës kriminale, rrjet shumë i rrezikshëm që vepron në dëm të Kosovës”, ka thënë Badallaj-Zhuriani.

Lexo edhe këtë lajm: E zbulon profesori ndërkombëtar: Ja si po shantazhohet Thaçi, ky është njeriu që e ka joshur me miliona

Ai më tutje potencon se që nga pas lufta, Kosova udhëhiqet nga banda mafiozësh të cilët dikur ishin të varfër e sot janë bërë supermilionerë.

Image
Reshat Badallaj-Zhuriani

 

“Ta zëmë që nga pas lufta e dini se vendin e kanë kapur dhe e drejtojnë bandat mafioze dhe klane shumë të rrezikshme hajnash që para luftës nuk kishin as rrip pantollanash dhe gratë e tyre nuk kishin as brekë për të veshur tani janë bërë supërmilionerë më të kamur se sheikët e Dubait dhe rrospitë e tyre, po e përserisë rrospitë e tyre me çanta dore me nga 10 mijë euro, xhipa të shtrenjta. orë dore më të shtrenjta se mbretëresha e Anglisë, të gjitha me vjedhje”, ka shtuar Badallaj-Zhuriani.

Sipas Badallaj-Zhuriani tash e 20-të vite në Kosovë vlonë kontrabanda, hajnia, prostitucioni dhe të gjithë këto nën dirigjimin e udhëheqësve shtetëror dhe çdo vonesë në dënimin e këtyre shkeljeve ligjore do të jetë e dëmshme për vendin.

“Që nga pas lufta vlon korropsioni, kontrabanda,  hajnia, prostuticioni dhe krejt të organizuara nga këta banditë dhe kryebanditë të majave të shtetit dhe pa patur turp fare këta e përmendin fjalën prokurori,  kur janë vetë të lidhur gisht për gisht në këtë krim të organizuar. Çdo ditë është vonë në çoftë se, nuk goditet në kokë kjo kupolë e krimit, fjalën e kam këtë sistem të kalbur gjyqësor që do të thotë pastaj dalin zinxhirë këta langonjë hajdutësh të majave të shtetit dhe më thoni se kush u denua nga këta hajna që populli po i njeh të gjithë që ishin leckaman dhe sot shesin fudellek si supermilionerë por natyrisht me hajni dhe kurrë nuk guxuan lëre që t´i burgosin, por as që t´i trazojnë dhe natyrisht që bota po i sheh këta banda mafioze dhe sa herë ja ka tërhequr vërejtjen këtij krimi të organizuar që duhet luftuar,por qeni mishin e qenit nuk e ha, këtë ta dini”, ka potencuar ai.

Badallaj-Zhuriani më tej insiston se pushteti i kapur nga grupe mafiozësh do të ketë për pasojë humbjen e mbështetjes nga ndërkombëtarët.

“Me këtë grup mafiozësh që e kanë kapur pushtetin padrejtësisht është afër mendjes se do i humbin dhe do na kthejnë shpinën miqtë më të sinqertë ndërkombëtar që kanë hise të madhe në çlirimin e vendit,por nuk po e dijnë dhe nuk po janë mirënjohës këta basdard, këta bukëshkal”, ka shtuar Badallaj-Zhuriani.

Ai ka përfunduar duke thënë se është presidenti Thaçi, ai i cili po bënë pazare duke tentuar të shes tokën e Kosovës vetëm për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale prandaj si zgjidhje e kësaj situate sipas tij është ikja e këtyre kryebanditëve dhe moskthimi i tyre kurrë më.

“Dhe, merre me mend në këtë hall të madh të vendit, ngrihet kryekuislingu, despoti, tirani dhe shpirtshituri Hashimi i Haxhi Brojes dhe futet në pazare për të shitur 1/3 e vendit Serbisë gjakatare që na vrau, na preu,  na dogji dhe na dhunoi, vetëm e vetëm për interesa të tij personale, që të shpëtoj bishtin e tij të ndyrë nga Gjykata Speciale dhe natyrisht për një thes parash haram. Ky dilinxhi, Hashim zeza ra në kurthin e spiunit të UDB-së serbe,  langoit të kriminelit Jovica Stanishiqit dhe kasapit Zoran Stijeviq, një këlysh bushtre që quhet Baton Haxhiu, që kanë tradita të moçme antishqiptare. Kjo do të thotë se për të mos vënë më tutje në dyshim shtetësia e Kosovës që u derdh shumë gjak për këtë liri,por po e keqpërdorin këta hajna dhe këta kryebanditë shkuar kryebanditëve sa më parë të ikin në theqafje dhe për të mos u kthyer më kurrë, sepse sherr te madh janë duke i bërë vendit me budallallëqet dhe magarllëqet e tyre që nuk kanë skaj...”, ka përfunduar Reshat Badallaj për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)