Tomë Gashi ‘trondit’ me të rejat nga Gjykata Speciale, ja çfarë thotë për aktakuzat dhe raportin Marty

  • 12 March 2019 - 11:03
Tomë Gashi ‘trondit’ me të rejat nga Gjykata Speciale, ja çfarë thotë për aktakuzat dhe raportin Marty

“Sipas rregullave të Gjykatës Speciale, mund të kemi edhe akuza të ngritura, të cilat mbahen sekrete deri në një kohë të caktuar”, ka thënë Gashi për “Kosova Sot”.

Gjykata Speciale edhe pse ka intervistuar një numër të madh të të ftuarve të saj, ajo deri më tani nuk ka ngritur asnjë aktakuzë.

E lidhur me vonesat e ngritjes së aktakuzave dhe pse po ndodhë një gjë e tillë, për “Kosova Sot”, ka folur avokati i njohur, Tomë Gashi.

Ai thotë se Specialja është vetëm formalisht Gjykatë e Kosovës.

“Duke pasur parasysh se Gjykata Speciale për Kosovën është vetëm formalisht Gjykatë e Kosovës, por në esencë është Gjykatë apo Tribunal ndërkombëtar i ngjashëm krejtësisht me Tribunalin e Hagës për ish Jugosllavinë, vetëm se në atë Tribunal janë akuzuar dhe Gjykatë gjithë pjesëmarrësit e luftrave të zhvilluara në ish Jugosllavinë, ku numri më i madh i të akuzuarve ka qenë serb, pastaj ka pasur të akuzuar kroat, boshnjak dhe të tjerë, dhe më së paku shqiptar”, thotë Gashi për “Kosova Sot”.

Lexo edhe këtë lajm: “Grabovcëve” u bëhet fyti oqean, sa për prokurorët dhe gjyqtarët e kontrolluar

Sipas tij, Gjykata Speciale është edhe në shërbim të politikes, e posaçërisht asaj ndërkombëtare.

“Duke e ditur se Gjykata Speciale është poashtu edhe Gjykatë Politike përveç ndërkombëtare, kjo Gjykatë është edhe në shërbim të politikës, e posaçërisht të asaj ndërkombëtare dhe edhe pse janë intervistuar me dhjetëra ish pjesëtarë të UÇK-së dhe tani me dihet se numri i të ftuarve nga kjo Gjykatë për intervistim i cili dihet ka kaluar mbi 20 të dyshuar dhe dëshmitarë dhe ish pjesëtar të UÇK-së, Prokurori që vepron në Gjykatën Speciale në Hagë ka të drejtë që të intervistojë të dyshuarit pas fillimit të hetimeve, gjatë hetimeve dhe në përfundim të hetimeve për të ju dhënë rastin të dyshuarve që të japin sqarime lidhur me dyshimet për involvimin e tyre në krime të supozuara, të cilat janë përmendur në raportin e Dick Martyit”, thekson Gashi.

Sipas tij, nfitja e aktakuzave nga Specialja do të bëhet publike shumë shpejt, por që sipas Gashit, mund të ketë edhe aktakuza që do të mbahen sekrete.

“Tani më shumë shpejt do të bëhen publike akuzat e para, por sipas rregullave të Gjykatës Speciale, mund të kemi edhe akuza të ngritura, të cilat mbahen sekrete deri në një kohë të caktuar, e të cilat akuza, mund të jenë dërguar tek gjyqtari kompetent i Gjykatës Speciale në Hagë për t’i konfirmuar ato apo jo. Si do që të jetë shumë shpejt do të kemi njoftim zyrtar për akuzat e ngritura”, nënvizon Gashi për “Kosova Sot”.

Për fund, ai thotë se të gjithë ata që janë të përmendur në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty do të filtrohen në ‘llupen’ e Speciales.

“Unë këtë gjykatë e konsideroj si gjykatë e raportit të Dick Martit si dhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar që merren me këtë çështje janë duke e quajtur Gjykata Marti dhe derisa nuk filtrohet emri i secilit të përmendur në raportin e Dick Martit, gjykata do të jetë funksionale”, përfundon për “Kosova Sot”, avokati i njohur, Tomë Gashi.

(Kosova Sot)