Mblidhen 4 mijë nënshkrime për një ditë në Suharekë për mbyllje të kazinove

  • 22 March 2019 - 09:48
Mblidhen 4 mijë nënshkrime për një ditë në Suharekë për mbyllje të kazinove

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se nga dje janë mbledhur 4000 nënshkrime në peticionin kundër lojërave të fatit.

Në një postim në Facebook, Muharremaj ka shkruar se tani ka marr edhe mbështetjen e 40 të rinjve me të cilët foli për disa aktivitete.

“Deri më tani i kemi mbi 4000 nënshkrime për peticionin i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.

Sapo morra mbështetjen e mbi 40 të rinjve të cilët më vizituan dhe biseduam për shumë aktivitete të cilat do të ndodhin në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj.

(Kosova Sot)