U varros 7 vjeçari i vrarë në Zvicër
Ilias Mahmutit, po i jepet lamtumira e fundit… 7 vjeçari kosovar i cili u ther për vdekje në Zvicër, është varrosur këtë të shtunë në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Ikja e hershme e Iliasit nga kjo botë, pikëlloi shumë familjarët dhe të gjithë të tjerët që ishin aty.
E, familja e Ilias Mahmutit në Gjilan, kishte nxjerrë jashtë karrigen për të pame.
Gjyshi nga ana e dajave, Zaim Xhemaili, thotë se ai dhe familja e tij, janë tronditur nga ky rast.
Madje ai tregon, se fillimisht nuk e kishin ditur të vërteten e rastit.
Xhemajli, thotë se ata nuk e njohin të moshuarën që e theri nipin e tyre.
E dikush që e ndihmoi familjen ta sillte trupin e shtatvjeçarit në Kosovë, thotë që ndonjëherë mediat atje nuk raportojnë drejtë kur është në pyetje një i huaj.
Avdili, thotë që populli zviceran është solidarizuar me familjen e viktimës.
Ndryshe, Ilias Mahmuti pas vetes ka lënë prindërit dhe vëllain trevjeçar
Ai u vra mizorisht të enjten në Basel të Zvicrës nga një e moshuar, kur po kthehej nga shkolla në shtëpi.
75 vjeçarja zvicerane e kishte qëlluar me thikë për vdekje nxënësin e klasës së parë.
(Kosova Sot)