21-vjeçarja serbe fejohet me 74-vjeçarin: Do krijojmë familje

  • 23 mars 2019 - 22:35
21-vjeçarja serbe fejohet me 74-vjeçarin: Do krijojmë familje

Një 21-vjeçare serbe është bërë lajm në mediat botërore për marrëdhënien e saj me të fejuarin me të cilin ka shumë vite diferencë.

Milijana Bogdanovië ka lidhur jetën e saj me një 74-vjeçar dhe thotë se pavarësisht diferencës moshore, janë të lumtur dhe kanë edhe një jetë të shëndetshme seksuale.

Image

Milijana dhe Milojko thonë që fqinjët e tyre në Serbinë lindore janë të shokuar nga marrëdhënia e tyre, por shton se rëndësi ka që ajo vetë është e lumtur me të fejuarin.

Dyshja madje planifikojnë të krijojnë edhe një familje.

74-vjeçari iu nënshtrua një operacioni në zemër në dhjetor, por Milijana thotë se kjo nuk ka ndikuar në marrëdhëniet e tyre.

Ajo u shpreh: “Bëjmë seks pothuajse çdo ditë, nuk e kuptoj se çfarë ka të çuditshme këtu. Por, qëkur Milojko iu nënshtrua operacionit në zemër, më është dashur ta toleroj pak..”

(Kosova Sot)