Gjilan: Digjet një veturë

  • 25 March 2019 - 11:34
Gjilan: Digjet një veturë

Një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën qarkore në Gjilan.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente, përderisa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Image

Në rrjetet sociale është publikuar dhe një fotografi në të cilën shihet se vendi i ngjarjes u ‘mbulua’ nga tymi që vinte si pasojë e zjarrit.

(Kosova Sot)