Albana Mustafi, shqiptarja nga Prizreni, në garë për postin e deputetes në parlamentin e Finlandës

  • 25 March 2019 - 14:14
Albana Mustafi, shqiptarja nga Prizreni, në garë për postin e deputetes në parlamentin e Finlandës

Albana Mustafi, 34 vjeçare shqiptare nga Prizreni i Kosovës, po zhvillon një fushatë shumë dinjitoze dhe dinamike për postin e deputetes në parlamentin e Finlandës duke përfaqësuar partinë politike majtiste /Vasemmistoliitto/ me numër 54.

Komuniteti shqiptar në Finlandë e përkrahë kandidaturën e Albanës për deputete, kështu që kjo do të ishte deputetja e parë shqiptare me gjasa tejet të mëdha që të jetë zë i fuqishëm në parlamentin finlandez.

Albana është nënë e tre fëmijëve, afariste në sallonet e bukurisë dhe parukierisë, trajnere sportive, anëtare e bordit të arsimit pranë qytetit të Kemit rrethi i Lapit si dhe këshillëtare e në Kuvendin Komunal të Kemit.

Angazhimet dhe sukseset tejet të mëdha në shumë sfera të ndryshme të punës dhe arritjeve në shoqerinë finlandeze që i japin mundësinë për të marrë çmimin “Emigrantja më e suksesshme për vitin 2019” pasi që edhe është e nominuar.

Albana ndjek studimet në universitetin e Lapit. Fushatën për kanditaturën në zgjedhjet parlamentare e përkrahin shumë vendor, shoqëri, bashkëpuntorë dhe komuniteti shqiptar në Finlandë.

(Kosova Sot)