Shteti do të blejë 600 mijë certifikata të gjendjes civile, kushtojnë mbi 1 milion euro

  • 25 March 2019 - 15:39
Shteti do të blejë 600 mijë certifikata të gjendjes civile, kushtojnë mbi 1 milion euro

Mbi 1 milionë euro pritet të shpenzohen nga buxheti i shtetit për furnizim me certifikata të gjendjes civile. Më gjithë këto para pritet të blihen rreth 600 mijë certifikata të tilla.

Zyrat e Gjendjes Civile në vend duket se kanë mbetur pa certifikata. Por, këtij problemi duket se po i vjen fundi.

Gjithë kjo pasi që Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender për furnizim me rreth 600 mijë certifikata të gjendjes civile. E shuma e parave që pritet të shpenzohen për këtë qëllim shkon në mbi 1 milion euro.

Kështu thuhet në njoftimin për kontratë që ka publikuar MPB’ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, këto furnizimi me këto kontrata planifikohet të bëhet për 36 muaj, derisa afati i fundit për dorëzim të ofertave për tender është 6 maji i këtij viti.

(Kosova Sot)