“Kujdesuni për fëmijët”, pas thirrjes në polici nëna e tre fëmijëve i jep fund jetës

  • 25 March 2019 - 15:42
“Kujdesuni për fëmijët”, pas thirrjes në polici nëna e tre fëmijëve i jep fund jetës

Një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme në Berat, duke u vetëvarur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Molisht, ku, sipas “News 24” 41-vjeçarja e identifikuar si Merita Filaj, nëna e 3 fëmijëve, ka varur veten me litar në kasollen e barit, që ndodhej pak metra larg banesës së saj.

Viktima, 15 minuta para vetëvarjes, ka telefonuar policinë, në numrin 129 dhe u ka thënë duke qarë që të kujdeseshin për fëmijët e saj.

Patrrullat e policisë, pas lokalizimit të telefonatës, janë nisur drejt banesës së familjes Filaj por e kanë gjetur gruan të vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.

(Kosova Sot)