Vrasja e biznesmenit në Shkodër, autori në arrati, ja kush janë tre bashkëpunëtorët e tij, e ndihmuan me…

  • 25 March 2019 - 15:49
Vrasja e biznesmenit në Shkodër, autori në arrati, ja kush janë tre bashkëpunëtorët e tij, e ndihmuan me…

Polica ka arrestuar tre persona, si të dyshuar bashkëpunëtorë të autorit të  vrasjes së biznesmenit Nardi Polia, i njohur si Nardi i Bujtinave në Theth, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Shkodër.

“Panorama” mëson se në prangat e policisë kanë rënë Gilbert Toma, 26 vjeç,  Kleandro Toma 29 vjeç dhe  Alfred Martini 20 vjeç, ndërkohë që rezulton ende në kërkim autori i dyshuar, i identifikuar si 27-vjeçari me inicialet K.S.

Këta persona dyshohet se kanë ndihmuar vrasësin me mjete logjistike, armatime e deri tek strehimi.

Ngjarja ndodhi më 20 mars, ku bizenesmeni Polia u qellua me arme brenda biznesit te vet, një servisi makinash ne zonën e Vaut të Dejës në Shkodër.

Ai mbeti i plagosur me armë zjarri nga dy persona, të cilët krejt papritur i shkuan në biznesin e tij dhe i kërkuan me ngulm t’u riparonte një defekt në mjetin e tyre tip “Benz”.

Ngjarja ndodhi në rrugën që të çon te hidrocentrali i Vaut të Dejës. Në fillim të këtij aksi, në anën e majtë ndodhet edhe servisi ku u plagos 43-vjeçari. Fillimisht, sipas burimeve policore, konflikti ka ndodhur mes autorëve të dyshuar dhe vëllait të të plagosurit, të cilin e kanë goditur.

Ata kanë çuar makinën tip “Benz” te servisi, duke ia imponuar me forcë vëllait të Simonit t’u riparonte mjetin. Por duke parë situatën dhe urdhrin kërcënues, ai nuk ka pranuar që të merrej me makinën e tyre.

Pas kësaj, personat janë larguar duke u rikthyer me armë nga ku kanë qëlluar në drejtim të dy vëllezërve. Për rrjedhojë, Ermir Simoni mbeti i plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Forcat e Policisë kanë bërë kontrollin e kamerave të sigurisë së servisit ku ndodhi plagosja, por rezulton se kamerat ishin jashtë funksionit dhe nuk kanë mundur që të regjistrojnë ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së shtetasit N. P., më datë 20.03.2019.

Finalizohet operacioni “Step By Step”.

Në pranga tre bashkëpuntorët kryesorë të autorit të dyshuar të vrasjes.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Gjatë paradites së sotme, pas një pune të mirëorganizuar nga ana e D.V.P. Shkodër, në bashkëpunim me forcat Operacionale të D.P.P. Shtetit Tiranë, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë finalizimi i operacionit “Step By Step” në lidhje me vrasjen e shtetasit N. P., ndodhur më datë 20.03.2019.

Në këtë kuadër u bë ndalimi i shtetasve:

– G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Bashkia Shkodër.

– K. T., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

– A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. S., 27 vjeç dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.

Pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur dyshohen se drejtpërdrejt me veprimet e kryera kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje

Pas një pune intensive, ndjekjeje me metodat speciale të hetimit, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit i cili është përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorrit dhe largimin bashkë me ekzekutorin.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumenta të ndryshme.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe mbi motivin e kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78-25 e 278 të Kodit Penal.

Vijon…

(Kosova Sot)