Politikanët kosovar fshehin milionat në parajsa fiskale

  • 25 March 2019 - 19:09
Politikanët kosovar fshehin milionat në parajsa fiskale

Prej 4,700 zyrtarëve të lartë publikë në Kosovë, që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion, deri më tani vetëm rreth 1,300 zyrtarë, ose 30 për qind prej tyre e kanë deklaruar pasurinë. E lidhur me këtë, nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot” , do të lexoni se a është kjo dëshmi se duhet te filloje një hetim për të gjithë zyrtarët të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, por edhe ata që e kanë deklaruar, e që çdo vit e deklarojnë kot, ose pa vlerë, ose rrejshëm gjoja si trashëgimi, thuajse janë bijtë e princave, ndërkaq që para 20 viteve u mungonin edhe “brekët”?

Si po i fshehin me dhjetëra miliona pushtetarët kosovarë, në pushtetet e te dyja niveleve, duke mos deklaruar pasurinë e tyre, apo duke e deklaruar pjesshëm, ndërkaq që pjesën kryesore po e i fshehin jashtë shtetit e në parajsa fiskale? Pse prokuroria speciale dhe ajo e shtetit nuk po guxon dhe nuk po heton pushtetarët e niveleve të larta, të cilët për afro dy dekada janë në politikë dhe gjoja jetojnë prej pagave, ndërkaq bëjnë jetë edhe të miliarderëve e disa të milionerëve? Pse nuk konfiskohet pasuria e paligjshme e pushtetarëve të inkriminuar, e fituar me krim të organizuar, e me paligjshmëri përmes nëntokës kriminale te instaluar nga vet ata, një pjesë e madhe e së cilës pasuri është fshehur e gjendet në parajsa fiskale jashtë shtetit!?

Lexojeni të përditshmen numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.