Thaçi si Vuçiqi, kërcënon hapur gazetën “Kosova Sot”

  • 25 March 2019 - 19:16
Thaçi si Vuçiqi, kërcënon hapur gazetën “Kosova Sot”

Nesër në të përditshmen kosovare numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si dhe pse po e kërcënon Presidenti Hashim Thaçi gazetën KOSOVA SOT “ose ndalini shkrimet, ose do t’ju shkatërrojmë...” përmes lajmëtarit të tij special A.M.!? Si kishte pësuar gazeta KOSOVA SOT para 20 vjetësh, nga majat e një ish-regjimi gjenocidial serb (ish- Millosheviç-Vuqiç), kur gazeta “Kosova Sot” dhe shtypshkronja “Interpres R. Company” i ishin bërë halë në sy regjimit gjenocidial të Beogradit?

Si e pse po i përsëriten kërcënimet edhe 20 vite pas këtij krimi, por kësaj radhe nga majat e pushtetarët kosovar? Si e pse po kërcënohet gazeta KOSOVA SOT nga grupet kriminale të interesit dhe mercenarët e ditur që iu shërbejnë atyre dhe qe veprojnë bashkë e në ortakëri !? Si e pse po dërgon mesazhe kërcënuese numri një i Republikës, përmes lajmëtarit te tij. A. M., I cili na e përcolli mesazhin shantazhues ndaj gazetës “Kosova Sot” jo më pak se tre herë, brenda tre muajve: “Ose ndalini shkrimet, ose do t’ju shkatërrojmë ...”?!!!

A po kërcënojnë oligarkët e pushtetit dhe mafiozët e biznesit pasiqë gazeta KOSOVA SOT po ua nxjerr paligjshmeritë dhe të palarat në fushë në opinion, e cila edhe këtë pune ka!? Si e pse po kërcënojnë pushtetarët e Kosovës, siç kërcënonte para 20 vitesh Aleksandar Vuçiqi publikisht në RTS me gazetën e kalendarin “Kosova Sot” në dorë? Si po kërcënon sot partneri i nënshtruar i tij, i instaluar në krye të Presidencës kosovare, Hashim Thaçi, me të vetmin dallim e diference se nuk del edhe publikisht, por përmes lajmëtarëve të tij të ditur? A i ka futur shumicën e mediave (Televizione, portale, gazeta) nën thundrën e vet të pushtetit?

Si po vazhdon gazeta “Kosova Sot”, e rilindur pas një ish-akti kriminal serb, për të cilin kurrë drejtësi nuk pati, ta bëjë dallimin, edhe pse me shumë mund e sakrificë? Si po rëndojnë pasojat mbi sipërmarrjen e lirë private, që goditet pamëshirshëm e pandalshëm nga shërbëtorët e pushtetit të tipit mafioz? Si dhe pse po bllokon pushteti kriminal që nuk njeh rend e ligj, për shkak te politikes editoriale të gazetës KOSOVA SOT, investimet disa dhjetramilionëshe, që hapin disa mijëra vende të reja pune në Kryeqytetin e Prishtinës? A mund të thuhet se pushteti pas çlirimit nga zgjedha serbe vetëm ndërroi kombësinë, por jo edhe poshtërsinë?!!!

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën “Kosova Sot”.