Kasapi shqiptar qëllon me thikë gruan, sherri pas divorcit për…

  • 26 March 2019 - 11:56
Kasapi shqiptar qëllon me thikë gruan, sherri pas divorcit për…

Nje burre shqiptar, me profesion kasap ka plagosur rende gruan me te cilin ishin ne proces divorci. Ngjarja e rende ka ndodhur dje ne Suzzara në provincën e Mantovës.

Sipas mediave italine, sherri ka nisur ne parkimin e nje qendre tregtare, kur shqiptari nisi te zihej me gruan e tij, 37 vjeçe me të cilën ishte në proces divorci.

Ne sherr e siper ai ka nxjerre thiken dhe e ka qelluar ate disa here. Gjaku dhe ulerimat alarmuan deshmitaret e shumte qe ishin ne vendin e ngjarjes. Ata njoftuan policine, nderkohe qe gruaja u transportua ne spital.

Me pas, shqiptari u vu ne pranga, por me pare tentoi te arratisej, duke u hedhur nga nje mur i larte.  Policia thote se sherri ka nisur per shkak te detyrimeve qe burri duhet te jepte ligjerisht per 3 femijet.

(Kosova Sot)