Gjuriq sulmon opozitën serbe: Pse spo e thoni asnjë fjalë kundër Platformës së Prishtinës

  • 26 March 2019 - 14:21
Gjuriq sulmon opozitën serbe: Pse spo e thoni asnjë fjalë kundër Platformës së Prishtinës

Shefi i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’, në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka sulmuar opozitarët Boshko Obradoviq, Dragan Gjilas dhe Vuk Jeremiq, duke thënë se ata po provojnë që të krijojnë një klimë negative me metoda fashiste.

Gjuriq thotë se ata nuk e kanë thënë asnjë fjalë të vetme për të kundërshtuar platformën e Prishtinës për Dialog, nga e cila njohja reciproke është e vetmja zgjidhje finale.

“Nëse e shikoni se çfarë kanë bërë opozita këto javë, do të shihni se ata nuk ofrojnë ndonjë zgjidhje, ndonjë ide, ata ndër të tjera nuk e kanë thënë asnjë fjalë për të kundërshtuar platformën e Prishtinës për Dialogun që si zgjidhjet të vetme e sheh njohjen reciproke”, ka thënë Gjuriq në një intervistë për TV Pink.

Sipas tij ata po tentojnë të krijojnë një situatë dhune, duke përdorur metoda fashiste.

(Kosova Sot)