Avokati Gazmend Halilaj lirohet nga paraburgimi, mbetet në arrest shtëpiak

  • 26 March 2019 - 15:54
Avokati Gazmend Halilaj lirohet nga paraburgimi, mbetet në arrest shtëpiak

Avokatit nga Drenasi Gazmend Halilaj, i cili dyshohet se u përfshi në rastin e dhunimit të 16-vjecares, i është ndërruar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Këtë kërkesë e ka bërë vet prokurori i cili është duke u marrë me rastin, Ruhan Salihu.

E lajmin për një kërkesë të tillë të prokurorisë e tha për media , kryeprokurori, Ymer Beka.

“Po, ne si prokurori kemi bërë kërkesë që t’i ndërrohet masa prej paraburgimit në arrest shtëpiak. Hetimet jemi duke i vazhduar me intensitetin e njëjtë për këtë çështje”, ka deklaruar Beka.

Tutje për këtë rast prokuroria po i vazhdon hetimet edhe në disa pista të tjera. Për këtë punë janë intervistuar edhe disa dëshmitarë të tjerë.

Avokatim Gazmend Halilaj ishte intervistuar si i dyshuar për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi. Lidhur me rastin e 16-vjeçares, është arrestuar Shkelzen Xhekaj dhe polici hetues, Vesel Veseli.

(Kosova Sot)