Akuza tronditëse për Thaçin: Duarve tua u vjen era gjak shqiptari, kush e vrau cimerin tënd

  • 26 March 2019 - 17:48
Akuza tronditëse për Thaçin: Duarve tua u vjen era gjak shqiptari, kush e vrau cimerin tënd

Analisti politik, Faton Mehmeti përmes disa postimeve në facebook ka drejtuar akuza të rënda ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai fillimisht i ka quajtur kriminelë, Hashim Thaçin, Xhavit Halitin e Kadri Veselin.

“Hajnat ne pushtet nuk bejne shtet...Hashimi..Kadriu e Xhavit Haliti jane kriminele..!”, ka shkruar Mehmeti, përcjellë “Kosova Sot”.

E nuk ka vonuar shumë dhe Mehmeti ka shkruar se fatin e kosovarëve e kanë në duar kriminelët.

“Mos pandehni se nje dite do behet mire ketu ku kriminelet kane fatin tone ne duart e tyre te njohma me gjak shqiptari...kush mundet ikni krijoni jete aty ku ia vlen...ketu nuk mund te jetoi ndershmi..me mire larg vendit e te jetosh jeten si njeri se sa te jetosh me kriminelet...definitivisht Kosova dhe Shqiperia nuk behen..!!!””.

Kurse, në postimin tretë brenda pak minutave, Mehmeti e ka pyetur Thaçin se kush e ka vrarë Ali Ukën, ish cimer i Hashim Thaçit.

“Hashim...kush e vrau cimerin tend Ali Uken,duarve tua u vjen era gjak shqiptari..!!”, ka shkruar në faqen e tij analisti politik, Faton Mehmeti, përcjellë “Kosova Sot”.

Image

(Kosova Sot)