Skandali i radhës dhe tallja me PTK-në

  • 26 March 2019 - 19:15
Skandali i radhës dhe tallja me PTK-në

Në numrin e nesërm të së përditshmes kosovare numër një, “Kosova Sot”, do të lexoni se a është tallje me qytetarët kur menaxhmenti i emëruar nga politika në PTK, deklaron pasi e kanë shtrirë këtë ndërmarrje përtokë, se gjoja do t’i ndalin punësimet në këtë kompani publike, pas alarmit në media që raportuan për një nepotizëm skandaloz, sidomos muajve të fundit nga Qeveria në pushtet?

Për çfarë menaxhmenti mund të flasim kur kjo kompani publike me tërë këtë numër të punësuarish, disa herë më shumë se operatori konkurrent, humb 14 milionë euro në vit?!!! A është tallje me qytetarët edhe komisioni hetimor i Kuvendit, i cili as që do të bëj diçka serioze? Pse në rastin e PTK-së, është vetëm drejtësia ajo, që duhet të veprojë ndaj abuzimeve me PTK-në, që dikur vlente një miliard euro, e sot nuk arrin as të bëjë pagat e punëtorëve?

Pse punësimet nepotikë janë vetëm njëra shkelje, sepse po të hyjë drejtësia te kontratat e dëmshme, aty ka punë me vite, e sidomos kontrata me “Z-Mobile” dhe zhvatja që i bën Devolli Telekomit të Kosovës? Pse pa ndëshkuar zyrtarët, që abuzuan dhe urdhërdhënësit e tyre, nuk ka drejtësi dhe stabilitet për PTK-në?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në “Kosova Sot”.