Fox News për Kosovën: Fajëson ushtrinë serbe për minat në Kosovë

  • 26 March 2019 - 20:08
Fox News për Kosovën: Fajëson ushtrinë serbe për minat në Kosovë

Fox News ia ka kushtuar një artikull Kosovës, ku temë kryesore ka pasur përpjekjet që po vazhdojnë për t’i larguar të gjitha minat e mbetura nga lufta, transmeton Gazeta Express

“Minat kanë vrarë më shumë se 100 persona dhe kanë lënduar shumë të tjerë në këto dy dekadat e fundit në Kosovë”.

Gjithashtu nuk mbetet pa u përmendur se ushtria serbe ka vendosur qindra e mijëra mina dhe pajisje shpërthyese gjatë luftës në Kosovë.

“Ushtria serbe ka vendosur qindra mijëra mina në tokë dhe pajisje tjera shpërthyese gjatë vitit 1998-199 në luftën e Kosovës, dhe ka ende rrezik nga bomba e pashpërthyera që janë lëshuar nga aeroplanët e Natos gjatë fushatës bombarduese kundër Serbisë e cila po luftonte kundër luftëtarëve etnikë shqiptarë.” shkruan më tutje Fox News.

Gjithashtu citohet edhe Ministri i Mbrojtjes së Kosovës i cili ka thënë se puna për të zbuluar minat do të mbahet në tre zona kryesore: Han të Elezit, Ferizaj dhe Gjakovë. 

(Kosova Sot)