Qalaj: Për rastin e Drenasit po hetohen edhe disa policë të tjerë

  • 27 March 2019 - 12:08
Qalaj: Për rastin e Drenasit po hetohen edhe disa policë të tjerë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se në rastin e njohur si “Drenasi”, janë duke u hetuar si të dyshuar edhe disa zyrtarë tjerë policorë.

Përveç kësaj, ai ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës informata nëse mund të marrë pasa për riformatimin e Policisë së Kosovës në drejtorinë e Drenasit.

“E them këtë sepse me kanë thënë të mos prek asgjë se nuk është duke u hetuar vetëm një individ në polici, por ka hetim të gjerë”, është shprehur Qalaj,.

Në rastin e ‘Drenasit’ dyshohet se një mësues dhe një pjesëtarë i Policisë së Kosovës, Vesel Veseli, ka abuzuar me një të mitur.

Pas këtij rasti është arrestuar edhe një gjinekolog që ka kryer abortin e të miturës, dhe avokati Gazmend Halilaj, i cili thuhet se ka qenë i pari që ka sinjalizuar lidhur me rastin.

Halilaj dje është lëshuar nga paraburgimi dhe ndodhet në arrest shtëpiak, si i dyshuar për përfshirje në këtë rast.

(Kosova Sot)