Ish agjenti i SHIK-ut e akuzon rëndë Thaçin, zbulon se si e ndihmoi Dick Martyn

  • 27 March 2019 - 17:28
Ish agjenti i SHIK-ut e akuzon rëndë Thaçin, zbulon se si e ndihmoi Dick Martyn

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kohën kur ishte publikuar raporti i senatorit zviceran, Dick Marty me akuza të rënda për të dhe UÇK-së, kishte paralajmëruar padi ndaj Marty-t për shpifje.

Poashtu, Thaçi, gjatë kohës kur kishte qenë kryeministër e më pas edhe kur u zgjodh president, kishte thënë se do ta padis Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Por deri më tani këto nuk kanë ndodhur asnjëra. Tashmë Thaçi ia ka vendosur një synim tjetër vetës, ai dëshiron që ta nënshkruaj marrëveshjen finale me Serbinë, marrëveshje kjo që sipas tij do të përfshijë edhe ndryshimin e kufijve mes dy shteteve.

E për mospaditjen e Marty-t nga ana e Thaçit, për gazetën “Kosova Sot”, ka folur ish agjenti i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Naim Miftari.

Ai thotë se Thaçi, le që nuk e ka paditur, por ai edhe e ka ndihmuar Dick Martyn.

Image
Naim Miftari

“Hashim Thaçi jo vetëm se ka gënjyer në lidhje kur ka deklaruar se kinse do ta padis Dik Martin për shpifje por edhe i ka ndihmuar Dik Martit me veprimet e veta mafioze sidomos me aferën e MEDIKUSIT që në fakt akterët janë njerëz të Hashim Thaçit dhe PDK vetëm e kanë vulos raportin e Dik Martit që sa i përket akuzave me organe është raport gënjeshtar i sponzorizuar nga Serbia dhe Duma Ruse që kanë depërtuar të Dik Marti përmes GAZPROMIT Rus.....!”, thotë Miftari për “Kosova Sot”.

Sipas tij, akuzat nga Marty për UÇK-në, janë gënjeshtër e sajuar nga Beogradi.

“Por pos raportit të rrejshëm mbi kinse tregti me organe nga UÇK në shtëpinë e VERDHË çka është gënjeshtër e sajuar në Beograd raporti tjetër mbi vrasjet politike dhe krimet mafioze në këtë raport janë reale dhe shumica nga ky raport janë të vërteta dhe reale”.

Sipas tij, Thaçi e ka tradhtuar UÇK-në qysh në vitin 1999.

“Pra si me krime në Kosovë si me mos sundim të ligjit si me votimin e ligjit të kësaj Gjykatës Speciale në parlament votim me dhunë dhe shantazhe janë vepra të Hashim Thaçit që edhe kur na tradhtoj neve tërë UÇK –në në marrëveshjen 1999 -K/90 na gënjeu se TMK do jemi ushtri e Kosovës dhe se Kosova e kontrollon tërë territorin e vet çka ishte vetëm mashtrim, gënjeshtër pasi kështu Thaçi po ja bënte qefin përmbushte premtimin që i kishte dhënë Beogradit, Rusisë dhe shërbimit sekret Francez, DGSE që e ndan nga viti 1999 veriun e Kosovës duke ja ruajtur Serbisë çka edhe sot po konfirmohet se ato gjëra negative nuk kanë ndodhur dhe nuk po ndodhin rastësisht edhe sot”, deklaron për “Kosova Sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Për fund, ai thotë se në rast së Thaçi do ta padiste Serbinë për gjenocid, atëherë Serbia do ta hapte publikisht dosjen Thaçi.

“Sa për pyetjen pse Hashim Thaçi si kryeministër, politikan, si kryetar shteti nuk e ka akuzuar Serbinë për luftë, për gjenocid dhe për dëme të luftës vetëm nuk ka pat GUXIM pasi republika e Serbisë po ta hapte publikisht dosjen THAÇI ... sidomos dosjet e UDB-së vetëm për 30 vitet e fundit kohen e Millosheviqit dhe Ivica Stanishiçi pa llogarit bashkëpunimin gjenetik me kralin e Serbisë e me OZNEN e Rankoviqit brez pas brezi... Presidenti i jonë do ishte i vdekur politikisht dhe edhe fizikisht po deshti Serbia dhe një president i zanun për bishti me dosjet e UDB dhe dosjet ndërkombëtare të vrasjeve politike dhe të krimit të organizuar jo Dik Martin par as një njeri te thjesht ndërkombëtar ose as një serb të thjesht nuk guxon me denoncua dhe me padit zyrtarisht në gjykata vendore aq më pak në ndërkombëtare . E kuptueshme pra pse kemi një president të dëgjueshëm për të huaj dhe armiq, por Tigër e Ujk kur janë në pyetje shqiptarët sidomos kundërshtarët e tij politik”, përfundon për gazetën “Kosova Sot”, Naim Miftari, ish agjent i SHIK-ut.

(Kosova Sot)