Kandidati për kryebashkiak të Stambollit me plis në kokë, betohet me “besa besë”

  • 27 March 2019 - 17:59
Kandidati për kryebashkiak të Stambollit me plis në kokë, betohet me “besa besë”

Kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Paria AK) për kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Binali Yëldërëm, duke e përdorur fjalën “besa besë” në gjuhën shqipe premtoi që në Stamboll do të shërbejnë në paqe dhe me një ndjenjë të përbashkët.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale në Turqi që do të zhvillohen më 31 mars, Yëldërëm u takua me migrantët nga Ballkani në Stamboll.

Ai duke e përdorur fjalën “besa besë” në gjuhën shqipe tha se, “Shqiptarët kanë një fjalë, ‘besa besë’. Kjo fjalë është betim i madh. Më i rëndësishëm se gjithçka. Nëse një person thotë ‘besa besë’, koka shkon por premtimi përmbushet. Edhe unë juve ju them ‘besa besë’. Ju jap fjalën e Binali Yëldërëm. Në Stamboll do të shërbejmë në paqe dhe me një ndjenjë të përbashkët”.

(Kosova Sot)