Presioni amerikan ‘frikëson’ Thaçin, SHBA mbështetja e vetme për kosovarët

  • 27 March 2019 - 19:16
Presioni amerikan ‘frikëson’ Thaçin, SHBA mbështetja e vetme për kosovarët

Presidenti i Kosovës ka vendosur që ta zhbllokojë KQZ-në pas kërkesës së prerë të ambasadorit amerikan Kossnet. E lidhur me këtë, nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a erdhi deri te ky vendim i Thaçit si pasojë e presionit amerikan? Edhe sa herë duhet që SHBA të drejtojë kërkesa dhe ultimatume për politikanët e djallëzuar e të tejinkriminuar kosovar?!

Pse pa mbikëqyrjen e plotë amerikane, shteti ynë do të degradojë edhe më shumë, pasiqë realisht nëntoka kriminale me pushtetarët e inkriminuar në pushtet po vazhdojnë të jenë mbi ligjin si dhe kontrollojnë e sundojnë çdo institucion të shtetit prej nivelit lokal e deri te ai qendror, në të tria shtyllat e pushtetit?!

Pse populli i Kosovës mbështetjen e vetme e ka tek Amerika dhe tek ambasadori amerikan, Kossnet, i cili tani shihet si shpresa e vetme që diçka pozitive të ndryshojë në Kosovë?! A ka nevojë Kosova për mbikëqyrjen e plotë amerikane në vitin 2019, ashtu siç ka pasur nevojë për Amerikën në vitin 1999, kur edhe me ndihmën e tyre populli i Kosovës u shpëtua nga regjimi kriminal i Milosheviqit?!

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në të përditshmen kosovare numër një, “Kosova Sot”.