Aksident në “Kodrën e Trimave”, lëndohen dy persona

  • 27 March 2019 - 20:08
Aksident në “Kodrën e Trimave”, lëndohen dy persona

Një aksident mes veturave ka ndodhur pak minuta më parë në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Kodrën e Trimave.

Media ka mësuar se në këtë aksident  kanë mbetur të lënduar dy persona.

Policia dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

(Kosova Sot)