Drenori: Të rinjtë autostradat i përdorin vetëm si transit, për t’u larguar sa më parë nga ky vend

  • 29 March 2019 - 13:23
Drenori: Të rinjtë autostradat i përdorin vetëm si transit, për t’u larguar sa më parë nga ky vend

Xhavit Drenori, asamblist në komunën e Drenasit, ka theksuar se nuk ka asnjë dyshim që shumica e gurthyesve ose janë pronë direkt e politikanëve me fuqi politike, ose gurthyesve u qëndrojnë në prapaskenë këta njerëz.

“Është shqetësuese se në çfarë gjendje i kanë sjellë bjeshkët e caktuara. Besoj që duhet të hulumtohen lejet mjedisore që i lëshon MMPH-ja.

Ndërsa për çmime nuk jam në dijeni, por ‘Bechtel Enka’ zakonisht nga këta gurthyes blen gurin e thyer/bluar. Pra, nga milionat e autostradave, një pjesë e tyre përfundon në xhepat e disa njerëzve të politikës”, është shprehur ai për gazetën.

(Kosova Sot)