Nëna lind dy herë brenda muajit, flet mjeku: Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë!

  • 29 March 2019 - 18:13
Nëna lind dy herë brenda muajit, flet mjeku: Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë!

Një grua në Bangladesh ka lindur binjakë pothuajse një muaj pas lindjes së foshnjës së parë, e cila erdhi në jetë në mënyrë të parakohshme, tregoi doktori i saj për BBC.

Arifa Sultana, 20 vjeç, lindi një fëmijë në fund të shkurtit, por 26 ditë më vonë shkoi me urgjencë në spital pasi kishte ndjerë dhimbje të fortë në barkun e saj.

Mjekët zbuluan se ajo ishte ende shtatzënë në një mitër të dytë, duke kryer një ndërhyrje cezariane.

Binjakët e saj janë të shëndetshëm dhe dolën nga spitali pa ndërlikime.

“Ishim të tronditur”.

Zonja Sultana, e cila është nga një fshat rural, lindi fëmijën e saj të parë në një spital në Khulna.

26 ditë më vonë, ajo u ankua për dhimbje stomaku dhe shkoi në spitalin Ad-din në lagjen Jessore më 21 mars.

“Kur pacientja erdhi, kryem një vizitë me ultratinguj dhe zbuluam një foshnje të dytë”, tha doktor Dr Sheila Poddar për BBC.

“Ne u tronditëm dhe u habitëm, Nuk kam parë asnjëherë diçka si kjo”.

20-vjeçari dhe të sapolindurit e saj u larguan nga spitali 4 ditë më vonë.

“Fëmijët dhe të gjithë janë të shëndetshëm, jam shumë e lumtur që gjithçka ka shkuar mirë,” tha Dr Poddar.

(Kosova Sot)