E rrallë, gruaja në vdekje klinike lind foshnje

  • 31 March 2019 - 11:29
E rrallë, gruaja në vdekje klinike lind foshnje

Një funeral është mbajtur për një grua 26 vjeçare që lindi një djalë të enjten, pavarësisht se kishte vdekje klinike që nga dhjetori.

Catarina Sequeira u shpall e vdekur pas një sulmi akut të astmës në shtëpinë e saj.

Foshnja, e quajtur Salvador, lindi kur ajo ishte pothuajse 32 javë shtatzënë dhe ishte ne kujdesin e një spitali neonatal.

Ky është rasti i dytë i tillë në Portugali i një fëmije të lindur nga një nënë e cila ishte e vdekur.

Ajo pësoi një sulm astme kur ishte shtatzënë 19 javë dhe u vendos në koma të qëllimshme. Megjithatë, gjendja e saj u keqësua dhe brenda disa ditësh ajo u shpall e vdekur më 26 dhjetor, thuhet në raportet mjekësore, shkruan BBC.

Për 56 ditë, ajo qëndroi e lidhur në makina që ia mundësonin frymëmarrjen për të lejuar që foshnja të mbijetonte në barkun e saj.

(Kosova Sot)