Dalin pamjet tronditëse/ Shihni si u masakrua shqiptari në burgun famëkeq grek!

  • 31 March 2019 - 12:45
Dalin pamjet tronditëse/ Shihni si u masakrua shqiptari në burgun famëkeq grek!

Gazeta greke “To Vima” ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar momentin e vrasjes së një të burgosuri shqiptar në burgun e Koridhalos.

Sipas gazetës greke, ngjarja ka ndodhur më 14 Janar të këtij viti, dhe sikurse duket në pamje, dy persona kanë sulmuar me thika duke e goditur disa herë të burgosurin shqiptar.

Ky i fundit duket i gjakosur dhe dërgohet me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Gazeta greke nuk ka saktësuar cili është i burgosuri shqiptar që u vra, por në të njëjtën datë brenda burgut famëkeq të Koridhalos është vrarë shqiptari Arbër Bako, si pjesë e një lufte mes bandave që veprojnë brenda këtij burgu.

(Kosova Sot)