Çun Lajçi me vargje rrënqethëse për vajzën e tij të ndjerë

  • 31 March 2019 - 13:05
Çun Lajçi me vargje rrënqethëse për vajzën e tij të ndjerë

Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi po vazhdon të jetë i prekur emocionalisht që nga vdekja e vajzës së tij, Bubulinës.

Ai shpesh herë e kujton të bijën përmes vargjeve rrëqethës, e të njëjtën gjë e ka bërë edhe në postimin e radhës në Facebook.

Me një poezi prekës ai ka treguar mungesën që e ndjen që nga ika e saj nga kjo botë.

Shkrimi i tij i plotë:

Eh
Moj terrinë nate
” Tonight is cancelled “

U banë do vite
dy e tri
që shkon e vjen pranvera
e mua n’terrinë nate m’gjenë tuj pritë
hija e saj me ardhë
e vetminë me thy tuj u çelë dera
gjumin që m’rrin varë mbi çepalla
me rrapëllima me ma vra
shkallët me atlete Nyke me kërsitë
Nino n’orman trisht me leh
unë n’shtrat me ra

U banë do vite
dy e tri
që vjen e shkon pranvera
e terrinë dhome heshtë
e Ninon
s’e nij të Jonida n’Qyshk tue leh
as vetmi e natës
nuk zhdaravitët me thirrjet e saj
s’i duhen babë as nanë ma

E mua gjumi me merr e s’me merr
prap tue pritë derën m’u çelë
n’terrinë nate më pa
Learti
erdh a s’erdh

Eh
moj terrinë nate
“Tonight is cancelled”

Kurriz 29.03.2019

(Kosova Sot)