Iu vra dhëndri në atentat, i moshuari apel për boksierin e arrestuar: Është shuar familja, kini mëshirë….

  • 31 March 2019 - 14:31
Iu vra dhëndri në atentat, i moshuari apel për boksierin e arrestuar: Është shuar familja, kini mëshirë….

Fahri Vejuka, vjehrri i një prej vëllezërve të vrarë gjatë ditës së shtunë (31 mars) në qytetin e Shkodrës, kërkon zbardhjen e krimit, duke e konsideruar një ngjarje shumë të rëndë.Ai thotë se “pothuajse është shuar një familje pas kësaj ngjarjeje dhe institucionet duhet të bëjnë detyrën e tyre për çfarë ka ndodhur”.

Vejuka është gjyshi i Asmer Bilalit, i cili aktualisht është i arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Gjyshi thotë se Asmerit, i është dhënë leje vetëm për ditën e sotme nga autoritetet e burgut, ndërsa kërkon që t’i jepen edhe dy ditë të tjera për të pritur dhe përcjellë të afërmit për ngushëllime.

“Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër. Shpresojmë qe institucionet të vendosin dorën në zemër dhe te na mirëkuptojnë në kërkesën tone. I falënderojmë që e kanë lejuar te jetë në varrim por kërkojmë të qëndrojë pak me gjatë, të paktën dy ditë dhe normalisht me prezencën e policisë. Për të tjerat shteti te beje detyrën dhe nëse ka bere diçka mund te dënohet por sot i kërkojmë ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndrojë sepse do dalin dy kufoma nga shtëpia jonë”, thotë i moshuari.

(Kosova Sot)