Zhvatje prej dhjetëra mijëra euro dhe dhunë, sipërmarrësi arratiset në Argjentinë për shkak të trafikantit shqiptar

  • 31 March 2019 - 17:10
Zhvatje prej dhjetëra mijëra euro dhe dhunë, sipërmarrësi arratiset në Argjentinë për shkak të trafikantit shqiptar

I frikësuar nga kërcënimet me vdekje të një bosi të drogës nga Shqipëria, një sipërmarrës nga Bolonia u strehua në Argjentinë, duke pritur që “stuhia” të zhduket.

Problemet për të, filluan kur u përpoq të hapte një qendër për terapi ndaj qenve në fshatrat e San Pietro in Casale.

Nëpërmjet të njohurve, ai ra në kontakt me Dhori Bibon, 34 vjeç, duke i kërkuar borxh për të nisur iniciativën e biznesit.

Huaja kishte norma të larta interesi prej 20% dhe problemet vetëm sa u shtuan. Sipërmarrësi italian nuk arriti të shlyente borxhin dhe shuma “fluturoi” në 150 mijë euro.

Mes kërcënimet dhe rrahjeve, shqiptari e detyroi të paguante. Fillimisht-shkruajnë medit lokale italiane, ai ka marrë “dhuratë” një skulpturë me vlerën e 30 mijë eurove dhe e ka “bindur” italianin për të ruajtur drogën në San Piero në Casale.

Nuk përfunduan këtu vuajtjen për sipërmarrësin, pasi u detyrua të “jepte” një pjesë të një ndërtese në Via Triumvirato ku më 25 janar u gjetën 150 bimë marijuanë.

Kush është Dhori?

Shqiptari konsiderohet si kreu i një grupi kriminal që synonte importin e sasive të mëdha të drogës në Itali, kryesisht marijuanë që tregohej në zonat e Firences dhe Bolonjës.

Dhori u arrestua në janar në një operacion ndërkombëtar midis Italisë dhe Spanjës, ku u arrestuan 8 persona nën masën e sigurisë “arrest me burg”, 25 ranë pranga dhe 16 të tjerë u shpallën në kërkim.

(Kosova Sot)