Fondi i 3%-shit, si u vodhën qindra miliona euro të kosovarëve?

  • 31 March 2019 - 20:05
Fondi i 3%-shit, si u vodhën qindra miliona euro të kosovarëve?

Nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se pse u mbajt sekret nga Prokuroria dhe Gjykata për një vit aktakuza për Fondin e 3%-shit? A flet dhe dëshmon edhe ky fakt se sistemi i drejtësisë është tërësisht në duart e pushtetarëve të inkriminuar si dhe nëntokës kriminale!?

Si është e mundur që prokuroria për të gjitha abuzimet qindra milionëshe nga Fondi 3% si dhe nga fondi Vendlindja thërret, vendos që të ngritë aktakuzë,edhe atë vetëm ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit e Atdhe Gashit? Pse prokuroria nuk ka vepruar asgjë për Fondin Vendlindja thërret, për të cilin njëjtë si për Fondin 3% ka shumë dëshmi për abuzimet e bëra? Si e kishte zbardhur para dy vitesh Ibrahim Kelmendi përmes një shkrimi vjedhjet e fondit “Vendlindja thërret”, prapaskenat e blerjes së armëve e shumë çka tjetër, për të cilat ai akuzonte se paratë ishin vjedhur nga fondi Vendlindja thërret dhe fondet tjera në Gjermani, nga banda e treshes “ Xhavit-Azem-Hashim”!?

Si e quante Kelmendi shefin e shefave Adem Grabovcin komplotist dhe si ministër i financave të keqpërdorura , i cili kishte emëruar njerëzit e tij shefa të Fondit në shtetet e Perëndimit,duke përvetësuar e keqpërdorur miliona euro të qytetarëve? A do te zbardhet e vërteta rreth fondeve të luftës, qoftë ajo VENDLINDJA THERRET apo e fondit të 3%? Si u vodhën qindra miliona euro të qytetarëve,duke mos u raportuar asnjëherë dhe për më tepër prokuroria speciale në Kosovë për afro dy dekada as që ka marrë mundimin dhe guximin të hetojë e zbardhe se çka ka ndodhur dhe ku kanë përfunduar paratë që ua vodhën qytetarëve, e që nuk ishin pak, por qindra miliona euro, prej të cilave para na dolën të gjithë politikanët milionerë e multimilionerë të pasluftës?

Pse ndonëse kanë kaluar mbi 20 vjet, prokuroria në shërbime të pushtetarëve të inkriminuar, nuk arriti të ngrisë akuza për të dyja fondet, duke përfshirë jo vetëm 2-3 persona dhe ta mbaj fshehur këtë rast nga publiku, por të ngrisë aktakuza kundër të gjithë të implikuarve, e që është një numër i madh i pushtetarëve të nivelit të lartë? Çfarë po fshehin prokuroria dhe gjykata për t’u mbajtur sekret një aktakuzë e tillë?A po bindemi çdo ditë e më shumë se në Kosovë de fakto nuk kemi sistem të drejtësisë, dhe se me këtë “sistem të drejtësisë”, kosovarët jo që nuk meritojnë viza, por nuk meritojnë të dalin as përtej pragut të shtëpive të tyre?

A po dëshmohet nga veprime të këtilla të sistemit të drejtësisë se të këtilla aktakuza po ngritën për amnestim ligjor e jo për të ndjekur kryesit e veprave penale? Pse për një vit ka heshtur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ? A është kjo edhe një dëshmi shtesë se prokuroria dhe gjyqësori janë plotësisht të kapur e selektiv dhe se qytetarët i trajtojnë në mënyrë të pabarabartë?!

Këto e shumë materiale tjera interesante, i gjeni vetëm në të përditshmen kosovare numër një në Kosovë, “Kosova Sot“.