Ky është polici i Kosovës i cili ngacmoi sek*sualisht një vajzë të mitur
Zyrtarisht Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari policor në Gjakovë nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një të miture, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Media mëson se zyrtari policor i arrestuar është Art Dafota nga Gjakova.
Ai është arrestuar dje, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
IPK njofton se do të vazhdojë veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast.
“Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar dje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, njofton IPK.
(Kosova Sot Online)