Macron emëroi tre ministra të ri

  • 31 March 2019 - 23:50
Macron emëroi tre ministra të ri

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka emëruar tre ministra të rinj në qeveri, ku Amelie de Montchalin zëvendëson ministren e Çështjeve Evropiane, Nathalie Loiseau.

Loiseau, e cila u bashkua me qeverinë franceze në qershor të vitit 2017, ka dhënë dorëheqjen të mërkurën, pasi ajo do të jetë në krye të fushatës së partisë së Macron për zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

Amelie de Montchalin është një ekonomiste dhe ka punuar në Komisionin Evropian si një analiste politike.

Një zëdhënëse e re e qeverisë franceze do të jetë Sibeth Ndiaye, e cila ishte përgjegjëse si këshilltare e komunikimeve të Macron, ndërsa Cedric O është ministri i ri i Çështjeve digjitale.

Zëdhënës i Qeverisë ishte Benjamin Griveaux, ndërsa ministër i Punëve të Brendshme, Mounir Mahjoubi.

Ata kanë thënë se dëshironin të kandidonin për kryebashkiakun e Parisit vitin e ardhshëm.

(Kosova Sot)