Joe Biden mohon akuzat për sjellje të pahijshme

  • 01 April 2019 - 10:50
Joe Biden mohon akuzat për sjellje të pahijshme

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka mohuar akuzat për sjellje të pahijshme pak kohë para njoftimit të shumëpritur për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale.

Lucy Flores, një ish-anëtare e Asamblesë së Nevadas, thotë se Biden e ka puthur atë në pjesën e pasme të kokës gjatë një tubimi.

“Nuk kam përjetuar asnjëherë diçka që është aq e pahijshme dhe e qëllimshme”, kishte shkruar ajo.

Sidoqoftë, ish-zëvendëspresidenti Biden ka thënë se ai ka shfaqur dashuri ndaj njerëzve gjatë shumë viteve, duke shtuar se nuk beson që ndonjëherë është sjellur në mënyrë të pahijshme.

“Nëse thuhet se kam vepruar ashtu, unë do të dëgjoj me respekt”, tha ai.

Pasi shërbeu si zëvendëspresident i Barack Obamas për tetë vjet dhe si senator për gati katër dekada, Biden po vlerësohet si kandidati kryesor për të qenë i emëruari i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndonëse ai ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij.

Akuzat për sjellje të pahijshme fillimisht u publikuan në një revistë të premten e kaluar.

Flores ishte kandidate për guvernatore të Nevadas në vitin 2014, kur ish-zëvendëspresidenti kishte marrë pjesë në një tubim për ta përkrahur kandidaturën e saj, shkruan “BBC”

(Kosova So