E tregon analisti, ja kush qëndron prapa Lekajt për largimin e ambasadorit zviceran

  • 01 April 2019 - 18:29
E tregon analisti, ja kush qëndron prapa Lekajt për largimin e ambasadorit zviceran

Deklarata e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj se ambasadori zviceran, Jean Humbert Lebet duhet të largohet nga Kosova mori reagime të shumta dhe pothuajse të gjitha kundrejt tij.

Për gazetën “Kosova Sot”, ka folur analisti politik, Reshat Badallaj- Zhuriani. Ai mendon se Lekaj duhet të shkarkohet urgjentisht gjë e cila nuk do të ndodhë pasi që ky i fundit ka mbështetje edhe nga vetë kryeministri Haradinaj.

“Pali i Lekajve ka lehur kundër ambasadorit zviceran me lejen dhe i ndërsyer nga Ramushi i Gjokos. Thënë të drejtën unë mendoj më ndryshe. Urgjentisht duhet shkarkuar e tërë Qeveria, që unë e quaj bandë hajdutësh. Kjo bandë hajnash që e kanë kapur shtetin me pazare, nuk bëhet politika e shtetbërjes me dajak në krah, me këta trushpërlarë. Keni parë ju një Qeveri, në një vend kaq të vogël me banorë që ka vetëm një ndërtesë në Nju Jork, të bëjë një bandë qeveritare me të madhën në botë dhe fare nuk e bëjnë sa ju del hesapi, se sa shpenzojnë nga buxheti i shtetit”, ka thënë Badallaj-Zhuriani.

Image
Reshat Badallaj

Ai përsëritë edhe një herë se prapa kësaj deklarate të ministrit Leka qëndron Haradinaj duke i’u ndërsyer kështu pa arsye dhe pa të drejtë ambasadorit zviceran, të këtij shteti që ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira.

“Si mund të jetë kjo Qeveri kur akoma pa e nisur punën e fillojnë mbrapsht dhe me të lypne, rrogat i bëjnë më të lartat në rajon,bile kërkojnë para edhe për kërpesh dhe gjel për t´i lyer flokët këta tullac. Mos mendoni se Pali i Lekajve ka lehur, kundër ambasadorit Zviceran,pa lejen e Ramush Gjoko Haradinajt, pra, unë mendoj se ky hamak ka lehur i ndërsyer nga Ramushi i Gjokos. Me sa mend në kokë mund të lehë kundër një shteti që na u gjetur në ditët më të vështira, kur na pranoi, na strehoi dhe na ndihmoi edhe me mjete materiale dhe kur e tha një gjë me shumë vend dhe me shumë të drejtë, hallakaten kjo bande hajnash. Perse? Dhe, mendojnë se kjo bandë cubash e kaçakësh mund t´ia mbyllin një shtetin që më shume strehon dhe mbanë shqiptarët, a e dinë kjo bandë halabakësh se të mos ishin bashkatdhetarët në këtë shtet, do vdisnin urie kjo kastë cubash, tuxharësh e hajnash”, është shprehur Badallaj-Zhuriani.

Ai konsideron se ajo që tha ambasadori zviceran në Skenderaj ishte me gjithë vend, por kjo nuk u prit mirë nga disa që janë të përfshirë në keqpërdorim të buxhetit të vendit.

“Nga viset e mia atje thellë nga e kam origjinën, nga Zhuri, i krahines së Lumës thuhet më shumë vend dhe me shumë të drejtë kështu " E kruan kokën,kush e ka mizën nën kapuç". Pra, u dogji kësaj bande hajnash që po e keqpërdorin djersën e taksapaguesve të vendit,keqpërdorin buxhetin e shtetit dhe se e kanë parë faktori ndërkombëtar se këta vrapojnë pas hajnisë taman si korbat pas kufomave të vdekura”, ka shtuar ai.

Për fund, Badallaj-Zhuriani, duke i quajtur politikanët tanë një bandë shkatërruese, tha se ambasadori zviceran nuk e di se këta e kanë hajninë në gjak prej ku edhe janë bërë supermilionerë.

“Por, i shkreti nuk e di një gjë se këta hajninë e kanë në gjak dhe mu për këtë zejë hajnash janë bërë supermilionerë dhe kanë siguruar pasuri për shumë breza. Pra, Pal zeza, ka lehur me urdhër të Ramush shkokordhanit dhe realisht po të kishin fytyrë duhet të ikin në theqafje për të mos u kthyer kurrë e tëra kjo bandë shkatërruese e Kosovës , që dikush e quan Qeveri, mjerisht”, përfundoi analisti, Reshat Badallaj-Zhuriani, për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)