Pjetër Ndrecaj flet nga burgu: Nëse e kam vra çikën time, pajtohem me gjithçka

  • 01 April 2019 - 19:47
Pjetër Ndrecaj flet nga burgu: Nëse e kam vra çikën time, pajtohem me gjithçka

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjes e bashkëshortes dhe vajzës 9-vjece, Pjetër Ndrecaj, ka treguar se si ka ndodhur tragjedia, prej të cilës mbetën të vrara Valbonë Ndrecaj dhe e bija e saj.

Pjetër Ndrecaj thotë se nuk e ka ditur që vajza e tij 9-vjece ka mbetur e vdekur atë natë, ndërsa thotë se nuk mund të jetë i sigurt që ai e ka vrarë.

“Unë për vajzën kam dëgjuar mas dy ditëve, në Gjykatë kam dëgju ajo nuk është e vërtetë. Unë edhe në Valbonen s’jam kanë tu gjuajt, kqyre ku i kam shenjat që mi ka ba Shkëlzen Marku ai ja ka nisë i pari me sulme”, ka thënë Ndrecaj.

I dënuari për vrasjen e dyfishtë,  Ndrecaj thotë se edhe miqtë e tij kishin shtënë me armë zjarri ndonëse në asnjë moment Gjykata nuk e ka vërtetuar këtë.

“Është e vërtetë që vajza që m’ka shku ka mujt me kanë këtë në këtë radhën këtu. Unë kam thanë që nëse ka ardh prej plumit tem pajtona me gjithçka,  pra jam hala në dyshime se janë bërë tre gjuajtje. Kisha desht prej drejtësisë me hulumtu mirë këto punë, se mos ma ka rrokë qiken vëlla, pse për Valbonën po, e kam pa se ka dalë para edhe e kanë rrokë plumbat. Me pa ditë që m’ka mbet edhe vajza aty as dy hapa si kisha ba ma. Policia kanë ardhë fill, ata i kanë marrë kanë lujtë aty me kufoma, por prapë kam respekt për motrat dhe nanat tona që ma mundësunë këtë dënim. Unë isha i tronditur, kur kam ni që m’ka vdekë shpirti jem Klara, spo di qysh me ju tregu”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)