Digjen malet e Pejës nga plumbat me flakë, intervenon KFOR’i

  • 01 April 2019 - 20:28
Digjen malet e Pejës nga plumbat me flakë, intervenon KFOR’i

Malet e Lybeniqit gjatë ditës së sotme janë kapluar nga flakët. Mësohet se atje zjarret kanë djegur shumë hektar të malit.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, zjarri është shkaktuar nga plumbat me flakë.

Zjarrfikësit janë paraqitur në vendin e ngjarjes, por është dashur intevenimi i KFOR-it që të shuhet zjarri.

Autoritetet e sigurisë në Kosovës kanë bërë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes më të shtuar lidhur me këto raste.

(Kosova Sot)