Kjo kategori e njerëzve nuk mund të hyjë në Australi

  • 02 April 2019 - 12:38
Kjo kategori e njerëzve nuk mund të hyjë në Australi

Australia është duke dërguar një mesazh të fuqishëm tek abuzuesit në familje kudo në botë: Ju nuk jeni të mirëpritur këtu. Australia së fundi ka zgjeruar ligjin e migrimit deri në atë shkallë ku çdo person që ka qenë i dënuar për dhunë në familje kudo në botë nuk do të mund të marrë vizë për të hyrë në këtë shtet.

Këngëtari amerikan i zhanrit R&B Chris Brown the ylli i boksit Floyd Mayweather e kanë pasur të ndaluar hyrjen në Australi në të kaluarën, duke marrë parasysh dënimet e tyre për dhunë në familje. Ndalimi tani është duke u aplikuar ndaj të gjithë vizitorëve të huaj të cilët janë shpallur fajtorë për dhunë ndaj grave dhe fëmijëve. Edhe abuzuesit e dënuar për dhunë në familje të cilët kane viza dhe janë duke jetuar në Australi mund të dëbohen me rregullën e re.

Qeveria është duke e përdorur rregullën, e cila hyri në fuqi me 28 shkurt, 2019 për të dërguar një mesazh tek autorët e dhunës në familje. “Australia nuk ka tolerancë për autorët e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve,” tha David Coleman, Ministër Federal për Emigracion, Shtetësi dhe Çështje Kulturore në një prononcim publik. “Mesazhi është i qartë: nëse ke qenë i dënuar për dhunë ndaj grave dhe fëmijëve, ju nuk jeni i mirëseardhur në këtë shtet, pa marrë parasysh ku ka ndodhur vepra penale dhe cili ka qenë dënimi.”

Ndalesa po mendohet të bëjë Australinë më të sigurt, por jo të gjithë janë të gëzuar për këtë

 “Duke ndaluar vizat për kriminelët ne kemi bërë Australinë një vend më të sigurt.” Tha Coleman. “ Këto krime shkaktojnë trauma të vazhdueshme në viktimat dhe tek familjarët dhe miqtë e tyre, dhe kriminelët e huaj që kanë bërë veprat penale nuk janë të mirëseardhur në vendin tonë.” Shteti fqinj i Australisë, Zelanda e Re është marrë me politikat e Australisë për të dëbuar të dënuarit. Me rregullën e re Zelandasit të cilët kanë vuajtur dënimet për dhunë në familje dhe kanë jetuar në Australi pjesën më të madhe të jetës mund të dëbohen dhe të dërgohen për të jetuar në Zelandën e Re. Këto rrethana ngritin çështjen nëse drejtësia është vendosur në vend dhe si është roli i rehabilitimit për të dënuarit e dhunës në familje.

Australia sikur shumë shtete tjera po provon të rregulloj problemin e saj me dhunën familjare

Duke ndaluar të akuzuarit për dhunë në familje që vijnë nga shtetet e tjera dërgon një mesazh të fuqishëm, por ky mesazh është kuptimplotë nëse shteti trajton problemin përbrenda qytetarëve të saj. Duke u bazuar në një Studim të Sigurisë të kryer nga Byroja Australiane e Statistikave, rreth 17% e grave australiane dhe 6% e burrave australianë kanë përjetuar dhunë bashkëshortore që nga mosha 15 vjeçare. Statistikat kanë mbetur pak a shumë të njëjta që nga viti 2005. Kjo tregon që është bërë një përparim i vogël: Profesori australian i drejtësisë Heather Douglass potencon se numrat tregojnë vetëm një pjesë të ngjarjes.

Pasi që shumica e njerëzve në lidhje abuzive nuk raportojnë abuzimin deri sa ata të largohen nga lidhja. Po ashtu është vërejtur një rritje tek njerëzit që kërkojnë të marrin trajtim në shërbimet për dhunë familjare në disa zona, që gjithashtu është një gjë e mirë. Për një kohë të gjatë, dhuna familjare ka qenë e mbajtur fshehur përderisa viktimat shpesh janë frikësuar ose janë turpëruar që të kërkojnë ndihmë. Më shumë thirrje për ndihmë do të thotë se stigmatizimi i shoqëruar me dhunë familjare do të fillojë të zbehet, shkruan “UpWorthy”.

(Kosova Sot)