Badallaj: Despotit i ka hyrë frika në palcë

  • 02 April 2019 - 14:26
Badallaj: Despotit i ka hyrë frika në palcë

“Ka kohë që Hashim Thaçi e tregon me veprimet e tij se i ka hyrë frika në palcë nga Gjykata Speciale. Dhe, mos mendoni se ky despot nuk është në dijeni për këtë. Ky e di këtë punë më mirë se të gjithë, por me dredhin e tij, ai mundohet të hiqet kinse nuk e di, prandaj nuk le gur e dru pa i lëvizur për të shpëtuar bishtin e tij.

Ky matrapaz, a e dini sa para nga buxheti i shtetit ka harxhuar për librin propagandistike,për lobimin me takime për të dalë "syret" dhe pastaj të manipulojë bashkë me ata këlyshët që i ka rrotull, për takimet me miqtë e tij serbianë, Vuçiqin, Daçiqin dhe nipat e Drazh Mihajlit, duke ngrënë e duke pirë në hotelet më të shtrenjta të Evropës.

Po kur t’i shtohet shitja e tokës Malit te Zi, bashkë me Isa Mustafën, por këtu më pis, më tyxhar doli dredharaku, Ramushi i Gjoko Haradinajt, për "Zajednicën", përse i përmenda këto, sepse për t´i mbuluar këto veprime hajdutesh e tradhtish kërkon trazira në Kosove.

Po si ka mundësi, se Kosova të trazohet dhe të digjet për bishtin e një matrapazi, që nga frika e Gjykatës Speciale të japë vendin që është derdhur gjaku lumë.

Ky matrapaz nuk kërkon të ndizet diçka nga shtëpia e tij,sepse do të përfshijnë flakët pasurinë haram”, u shpreh Reshat Badallaj- Zhurjani për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)