Bloomberg mund të kandidojë për president të Amerikës, nëse Biden s’i hyn garës

  • 02 April 2019 - 18:49
Bloomberg mund të kandidojë për president të Amerikës, nëse Biden s’i hyn garës

Miliarderi Michael Bloomberg mund të vendosë të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020 pas akuzave të ngritura kundër ish-zëvendëspresidentit, Joe Biden.

Sipas portalit informativ amerikan “Axios” që citon disa burime, sipas të cilave Bloomberg kishte njoftuar me 5 mars se nuk do të kandidonte sepse nuk dëshironte të garonte kundër Biden për të njëjtët votues.

Por tani, ish-kryebashkiaku i Nju-Jorkut mund të kandidojë në rast se Biden tërhiqet dhe Bloomberg do të ndjente nevojën e një kandidati të qendrës.

(Kosova Sot)