E tmerrshme: Masakroi me thikë ish të dashurën që flinte gjumë, dënohet autori

  • 02 April 2019 - 18:56
E tmerrshme: Masakroi me thikë ish të dashurën që flinte gjumë, dënohet autori

Një 31-vjeçare u masakrua nga ish-i dashuri i saj, në muajin shkurt.

Sarah Whetham, 31 vjeç, ishte në gjumë kur 40-vjeçari Aron Condor papritmas i është futur në shtëpi dhe ka filluar ta godiste me thikë.

Image

Në tentativë për të shpëtuar e reja ka marrë disa plagë të rënda në kokë, shpatull dhe duar, por fatmirësisht ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra, ndërsa autori i ngjarjes është arrestuar.

Si pasojë e kësaj ngjarje vetëm 9 ditë më vonë ka ndërruar jetë babi i 31-vjeçares.

Pas arrestimit Condor u akuzua fillimisht për vrasje në tentativë dhe javën e kaluar u burgos për 12 vjet e tetë muaj, vendim i dhënë nga Gjykata e Manchesterit.

Image

Sarah, nga Manchester, thotë: Mendova që Aroni ishte njeriu i ëndrrave të mia, ai ishte një zotëri i vërtetë në fillim, por ai u bë xheloz dhe kërkues. Babi vdiq vetëm nëntë ditë pas sulmit dhe besoj se tronditja ishte shumë e fortë dhe e papërballueshme për të. Rimëkëmbja e shëndetir tim ka qenë shumë e ngadaltë. Mami duhej të përgatiste ushqimin dhe të më ndihmonte të vishja edhe sytjenat.”

Image

(Kosova Sot)