Alarmon profesori: Asetet kryesore të Kosovës në rrezik serioz

  • 02 April 2019 - 19:04
Alarmon profesori: Asetet kryesore të Kosovës në rrezik serioz

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi ka paralajmëruar se asetet kryesore të shtetit të Kosovës janë në rrezik serioz.

"Me Serbinë në afërsi, si pretendente kryesore mbi territorin e Kosovës, kuptohet se rreziqet janë evidente. Natyrisht se shteti serb po përpiqet që me marrëveshje Thaçin-Vuçiq të bëhet ndarja e Kosovës. Kjo po shihet nga puna që e ka bërë dhe po e bënë Thaçi dhe vartësit e tij në skenën politike dhe më gjerë. Në këtë anë ka kohë që janë vendosur parimet e ndarjes së Kosovës midis Thaçit e kriminelit Vuçiq. Përfitimet e ndarjes shkojnë në favor të shtetit serb. Kosova ka fitime shumë të vogla kundruall humbjeve. Sipas të dhënave dalin asetet kryesore të Kosovës se janë në pronësi edhe të shtetit serb. Këtu është fjala për Ujmanin, 'Trepçën' etj”, thotë ai.

Image
Muhamet Kelmendi

“Pse veprohet kështu nga Thaçi, janë disa teori që po qarkullojnë: 1. Kërcënimi i Thaçit nga Gjykata Speciale në Den Hagë, 2. Ruajtja e pozitës politike dhe 3. Ruajtja e kapitalit te realizuar tash e dy decenie. Ka edhe mendime të tjera, si kërcënimet me të bërat e të pabërat e Thaçit etj. Rreziku i ndarjes së Kosovës është real. Tash e kemi një pauze kohore. Kjo deri në qershor. Pas kësaj do te dalin në sipërfaqe planifikimet dhe tërësisht do të kuptohet Thaçi", thotë Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)