Sekuestrohet drogë e fortë, 4 persona në pranga
Një sasi prej 50 dozash heroinë është sekuestruar nga policia mbrëmjen e sotme në Korçë.
Lënda narkotike është kapur në një pikë lavazhi në lagjen numër 6 të qytetit.
Ky lavazh dyshohet se ishte pika ku droga shpërndahej tek blerësit.
Policia ka shoqëruar 4 persona për ngjarjen në fjalë dhe po heton për të të zbardhur të plotë ngjarjen.
(Kosova Sot)