Me bekimin e Gjykatës veteranët e rrejshëm zhvatin edhe më tej buxhetin

  • 03 April 2019 - 08:04
Me bekimin e Gjykatës veteranët e rrejshëm zhvatin edhe më tej buxhetin

Hertica: Zhvatjet e buxhetit do të jenë të pashmangshme me bekimin e Gjykatës

“Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim refuzues për kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë të luftës, deri në përfundimin e procedurës penale. Kjo na le të kuptojmë se ky është një skandal i radhës i drejtësisë kosovare, ku kanë humbur kredibilitetin edhe prokuroria, edhe gjykatat, edhe gjykatësit”,theksoi analisti Ragip Guraziu për gazetën “Kosova Sot”

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim refuzues për kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë të luftës, deri në përfundimin e procedurës penale.

Për analistët ky është edhe një skandal i radhës i drejtësisë kosovare, për faktin se do të vazhdojnë veteranët e rrejshëm të marrin pensionet, duke mos qene fare në luftë, por kjo, sipas tyre, është një goditje ndaj bashkësisë ndërkombëtare, kur merren parasysh kritikat e ditëve të fundit. Sipas analistëve, kjo është një dëshmi se komandantet janë edhe mbi ligjin.

Image
Ali Hertica

Procedurat është dashur të përshpejtohen

Analisti Ali Hertica theksoi për gazetën “Kosova Sot” se prokuroria është dashur të shpejtojë procedurat e listave të fryra me një afat 3 mujor. Sipas tij, kështu si po shkojnë gjërat, vërehet se zhvatjet e buxhetit do të jenë të pashmangshme, me bekimin e Gjykatës.

Analisti Ragip Guraziu thekson për gazetën “Kosova Sot” se drejtësia kosovare qysh para 12 vjetësh është në dorë të mafisë dhe klaneve kriminale të lidhura me majat e pushtetit në Kosovë, siç i ka quajtur ai.“Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim refuzues për kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë të luftës, deri në përfundimin e procedurës penale.

Kjo na le të kuptojmë se ky është një skandal i radhës i drejtësisë kosovare,ku kanë humbur kredibilitetin edhe prokuroria edhe gjykatat edhe gjykatësit. Në një shtet pa shtet kur nuk sundon ligji, në kulm të shtetit korrupsion, e shumë gjëra tjera, tani është kjo edhe një goditje e radhës ndaj bashkësisë ndërkombëtare, kur merren parasysh kritikat e ditëve të fundit. Këtu po dëshmohet se komandantët janë mbi ligjin, pasi zhvatja po vazhdon në këtë mënyrë që 20 vjet, sidomos 11 vitet pas pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Guraziu për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)