Aksident i rëndë në Viti, humb jetën një person

  • 03 April 2019 - 08:47
Aksident i rëndë në Viti, humb jetën një person

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Dobresh të Vitisë, ku si pasojë e kësaj një person ka humbur jetën.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Mbrëmë rreth orës 21:00, në fshatin Drobesh të Vitisë ka ndodhë një aksident mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës, mashkull i moshës rreth 20-vjeçare”, ka thënë Hashani. 

(Kosova Sot)