Policia jep detaje për tentim vetëvrasjen në Prishtinë

  • 03 April 2019 - 11:48
Policia jep detaje për tentim vetëvrasjen në Prishtinë

Policia e rajonit të Prishtinës ka dhënë detaje për tentim vetëvrasjen e sotme që ndodhi në rrugën “Shaip Spahiu” në Prishtinë. Policia tha se personi i moshës 19 vjeçare ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i një ndërtese.

Këtë situatë policia e ka vlerësuar të rrezikshme. Ata kanë hyrë në banesën ku i riu tentoi ta privonte vetën nga jeta.

Ky veprim është parandaluar dhe më pas të njejtit i është dhënë ndihma mjekësore.

“Njesia policore menjehere ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrefikesit dhe mjeket emergjent.

Nderkohe qe policia ka pare qe nje situate e tille ka mund te jete e rrezikshme per jeten e ketij personi, mashkull 19 vjeç, ka hyre me force ne banesen ku zhvillohej ngjarja dhe ka arritur te neutralizoj dhe parandaloj veprimet qe do te mund te ishin fatale per jeten e tije.

Te njejtit i eshte dhene ndihma mjekesore dhe eshte lene nen mbijqyrjen familjare per perkujdesje te metejme”, tha policia.

(Kosova Sot)