Priti 11 orë radhën për t’u vizituar, fëmija 5 vjeç vdes në krahët e së ëmës

  • 03 April 2019 - 15:41
Priti 11 orë radhën për t’u vizituar, fëmija 5 vjeç vdes në krahët e së ëmës

Një fëmijë pesë vjeç ka humbur jetën, pasi priti 11 orë në radhë për t’u vizituar. Ngjarja ka ndodhur në një spital në Brazil, ndërsa ndaj siptalit kanë nisur hetimet.

Fëmija kishte sindromën Doën dhe për fat të keq ai nuk ecte dhe nuk fliste. Nëna e mbajti në krah, në korridorin e dhomës së urgjencës pediatrike derisa fëmija dha jetë. Kjo ishte një dhimbje e madhe për familjen, e cila shpresonte tek rimëkëmbja e tij.

Në fakt, në sajë të rehabilitimit, ai po bënte përparime të vogla, por të rëndësishme. Të afërmit thanë se kishte qenë i sëmurë prej disa ditësh dhe për këtë ishte dërguar tashmë në spital, por pas një vizite u dërgua në shtëpi.

Së fundi, gjendja e tij dukej se ishte përkeqësuar dhe e ëma e kishte sjellë përsëri në dhomën e urgjencës ku vdiq pas njëmbëdhjetë orë pritjeje. Spitali shpjegoi se atë ditë kishte mbipopullim dhe se fëmija ishte vizituar dhe po priste të bënte analiza të mëtejshme.

(Kosova Sot)